Sabien Lilaj dhe Xhejms Adeniji u larguan nga Skënderbeu për të nisur një aventurë të re tek skuadra e Gabalas në kampionatin azer. Përshtatja në ekip rezultoi disi e vështirë, pasi dështuan në Europa League përballë luksemburgasve të Niederkornit.
Por, pavarësisht kësaj, dyshja e marrë nga aferën prej Skënderbeut ka arritur të tregojë vlerat. Ka mjaftuar vetëm ndeshja e parë, që Xhejms dhe Lilaj të tregojnë se jo më kot kanë qenë ndër lojtarët me më shumë nivel në futbollin tonë.
Gabala e ka nisur kampionatin me një fitore 3-0 ndaj skuadrës së Sabailit. Sulmuesi nigerian shënoi një GOL, si dhe regjistroi një asist, ndërsa Lilaj luajti një 90-minutësh të plotë, duke qenë një “motor” në mesfushë.
Paraqitja e mirë në debutim mjaftoi që të dy “importet” nga kampionati ynë të fitojnë një vend në formacionin e javës. Javën e ardhshme Kabala do të ketë një transfertë shumë të vështirë ndaj Neftçit, ekip të cilin Lilaj e ka eliminuar vite më parë me Skënderbeun në kualifikueset e Champions-it.