Lila: Grup i mirë, me Francën kemi bërë ndeshje spektakolare

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Andi Lila ka komentuar shortin për “Supersport” menjëherë sapo kuqezinjtë kanë njohur rivalët e tyre. Mbrojtësi kavajas tregon se e mira është se do të ndeshemi me rivalë që i njohim dhe se më parë kemi treguar se mund të luajmë si të barabartë me ta.

Grup i mirë, janë skuadra me të cilat kemi luajtur më parë, si me Francën dhe Turqinë. Ndaj Francës kemi bërë ndeshje spektakolare. Moldavinë dhe Andorrën duhet t’i mposhtim normalisht. Shpresoj të jemi në maksimum në mars dhe të përsërisim historinë dhe të shkojmë në Europian. Ishte gjëja më e bukur. Nations League? Çfarë iku, iku. Të shohim përpara, me grupin që na ka rënë është fat për ne“, thekson Andi Lila.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *