Lika: Presioni pengesë, na duhen rezultate

Gjirokastritët e Hasan Likës do të përballen sot me Vllazninë në  Shkodër, ndërkohë që barazimi i Luftëtarit  me Laçin në shtëpi një javë më parë, si dhe fitorja 2-1 e shkodranëve në mesjavë me Lushnjen  e bëjnë sfidën e sotme më shumë se të luftuar. Për trajnerin Lika, ditët e lëna pas kanë mjaftuar për të korrigjuar të metat dhe mangësitë e shfaqura ndeshjen e fundit.

“Pavarësisht se është një ndeshje jashtë fushe, nga ana jonë ka marrë gjithë vëmendjen për ta mbyllur me sukses këtë ndeshje. Shkodranët vijnë pas fitores me Lushnjen në mesjavë, ndërkohë që ne vijmë pas barazimit me Laçin. Presioni i pikëve apo i rezultateve pozitive kanë bërë që   futbollistët tanë të mos shfaqin cilësitë dhe potencialin e duhur. Jemi ndalur me lojtarët gjatë javës për të eliminuar gabimet e elementëve të veçantë, gabime që ndikuan te rezultati i fundit në shtëpi”, tha trajneri Lika fillimisht.

Nëse luan mirë, natyrisht që është tregues i punës dhe përgatitjeve të shtrira në kohë. Por, për Likën asgjë nuk do të mjaftonte nëse nuk shpërblehesh me rezultat pozitiv. Për këtë, si dhe për ngjitjen e Luftëtarit aty ku dhe i takon, tekniku shtoi: “Vazhdojmë të luajmë mirë, por jo gjithmonë  loja mjafton. Kampionati është i gjatë dhe nisur te loja që prodhojmë do të synojmë që në çdo ndeshje, jo vetëm të përmirësohemi, por të fitojmë e të dalim nga zona e ftohtë, madje pse jo të hedhim vështrimin për më lart”, përfundoi trajner Hasan Lika. Gëzim Beqiri

 Formacioni i mundshëm 4-3-3

Luftëtari

Ruçi

Rada, Beqiri, Zeqaj, Zguro

Ramadani, Aleksi, Rroca

Abazaj, Lamçja,  Bregu

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *