Lika i gëzohet… Abazajt dhe Bregut

Trajneri i Luftëtarit flet para nisjes në Turqi. “Çfarë ndodh më tutje nuk është detyra ime, as kam kompetenca të shprehem”

Ekipi i Luftëtarit ka mbërritur mëngjesin e djeshëm në Turqi, ku do të qëndrojnë për 12 ditë atje për të zhvilluar fazën përgatitore. Gjithashtu atje do zhvillohen sida takime miqësore me skuadra turke që stërviten në atë rajon. Në ekipin e futbollit të Luftëtarit ka disa lojtarë të rinj dhe këto takime do të shërbejnë për t’i promovuar ata më së miri, si dhe të vëzhgohen sa nga stafi teknik. Vetëm në pasditen e djeshme është zhvilluar një seancë e shkurtër stërvitore, për të vazhduar në ditët në vazhdim me dy të tilla. Kushtet e motit në këtë periudhë parashikohen të jenë të përshtatshme, ndryshe nga një vit më parë, që ditët e stërvitjes u shoqëruan me reshje të shumta. Përpara nisjes, trajneri Luftëtarit, Hasan Lika, deklaroi: “Mundësia që na jepet për të zhvilluar fazën përgatitore në kushte ideale dhe larg zhurmave tregon për një përkujdesje nga drejtuesit e klubit dhe presidenca në adresën tonë. Do të mundohemi ta shfrytëzojmë sa më mirë këtë periudhë stërvitore. Grupin e futbollistëve e kemi të plotë si në numër, ashtu edhe në cilësi. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë lëvizje të tjera, si në afrime edhe në largime. Ajo që ka rëndësi është se kemi në përbërje gjithë lojtarët që janë aktivizuar deri tani, përfshi edhe Abazajn e Bregun që kanë qenë më të përfolurit në media për një largim të tyre. Çfarë do të ndodhë më tutje nuk është as detyra ime, as kam kompetencat të shprehem, të afroj apo të largoj askënd. Unë bashkë me stafin tim do të punojmë me ata futbollistë që kemi, në mënyrë që të japin dhe të japim në fushën e lojës më të mirën e mundshme”,- deklaroi trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika.
MIQËSORET
Luftëtari do të zhvillojë të paktën dy ndeshje miqësore gjatë qëndrimit në Turqi, teksa kundërshtari i parë përballë tyre do të jetë Trabzonspori. Bluzinjtë do ta luajnë më datë 9 janar këtë sfidë, ndërsa më 13 janar kundërshtari do të jetë Malatiaspor. Gëzim Beqiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online