Lika flet si “shkodran”: nga merkato e përgatitjet, te stafi dhe objektivat

Vllaznia ka nisur sot nga puna për edicionin e ri 2018-2019. Skuadrës shkodrane do i duhet që të garojë në Kategorinë e Parë, pikërisht në 100 vjetorin e themelimit të saj. Përgjegjësinë për të ngritur Vllazninë në leit e ka marrë trajneri Hasna Lika, i cili ditën e sotme është paraqitur në seancën e parë stërvitore, ku është prezantuar me lojtarët dhe pjesën tjetër të stafit. Tekniku i ri i Vllaznisë nuk ka nguruar që t’u përgjigjet dhe pyetjeve të gazetarëve. Lika ka prekur shumë tema, duke nisur që nga objektivat dhe deri tek merkato, stafi që do të ketë apo dhe për një fazë përgatitore jashtë Shkodre. Lika flet si “shkodran”!

Riktheheni në Shkodër…

Ka një herë të dytë. Uroj që gjërat të shkojnë mirë dhe të bëjmë atë që të gjithë presin nga ne. Dua të falënderoj të gjithë ata që më besuan drejtimin e Vllaznisë në një moment të vështirë që jemi. të gjithë së bashku do të arrijmë të realizojmë atë objektiv që ta çojmë Vllazninë aty ku i takon, në Superior.

Sa do të jetë i mundur realizmi i objektivit për rikthimin në Superiore?

Do të jem mëse i mundur realizmi i objektivit. Duke punuar të gjithë së bashku do e arrijmë diçka të tillë. Vështirësitë qëndrojnë. Nuk është eksperienca e parë por e dyta për mua si trajner në këtë Kategori. Ndoshta disa nga lojtarët mund ta kenë për herë të parë. Është një kampionat i vështirë, por me kontigjenin që kemi dhe me atë që mund të bëjmë këto ditë shpresoj të bëjmë më të mirën për të realizuar atë objektiv. Jemi pak pas me përgatitjet, por do ta amortizojmë vonesën.

Mund të keni ndonjë lëvizje për përgatitjet?

Fillimisht do të përgatitemi në Shkodër, por mund të bisedojmë për ndonjë lëvizje disaditore. Koha sa vjen dhe freskohet dhe në Shkodër besoj se do të jenë kushtet optimale.

Keni folur me drejtuesit për ndonjë afrim?

Kemi biseduar me drejtuesit dhe jemi në kontakt të vazhdueshme për të përmirësuar skuadrën. jemi të varur dhe nga ndonjë largim i mundshëm dhe do na duhet që ta plotësojmë.

Kush do të jetë stafi juaj teknik?

Sot është dita e parë dhe në vazhdimësi do të kemi një staf nga Shkodra. Ka plot që duan të japin kontributin e tyre për Vllazninë dhe besoj se do i zgjidhim.

E shikoni të nevojshme të ndërhyni në merkato?

Besoj se duhet të përmirësohemi, pasi kemi pasur largime. Në disa pozicione ka nevojë për përmirësim.

Do keni mundësi për t’i gjetur?

Besoj se po.

Jeni me një drejtor nga Turqia…

Normale, kohët kanë ndryshuar. Kemi bashkëpunuar dhe më parë me joshqiptarë. Jemi pjesë e të njëjtit klub dhe duhet të punojmë së bashku për një qëllim.

Çfarë ju shtyu që të bëheshit pjesë e garës së Vllaznisë?

Thjeshtë Vllaznia. Mjafton kaq për të thënë.

Kupa një synim për Vllazninë?

Pse jo. Duke parë mundësitë dhe ekipin që do të kemi më pas do të flasim është herët. Synimi ynë kryesor është kampionati dhe më pas do të shohim rrugës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online