Lika: Është ndeshja ime, ky Luftëtar më jep besim

Trajneri i gjirokastritëve e pret me shumë optimizëm ndeshjen e sotme ndaj Lushnjës. Megjithatë, u ka kërkuar lojtarëve të jenë shumë të kujdesshëm

Gëzim Beqiri

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, ka zhvilluar dje në mesditë stervitjen e fundit me ekipin në fushën e stadiumit. Pak ngarkesë për lojtarët, ndërkohë që para stërvitjes trajneri ka dalë në konferencën për shtyp, ku ka folur për takimin e sotëm me Lushnjën, që do të zhvillohet në Gjirokastër:
Jemi të përgatitur dhe shpresojmë shumë për fitore dhe lojë të mirë. Eshtë hera e tretë që drejtoj Luftëtarin, por kjo është ndeshja ime. Kam konstatuar se futbollistët janë tepër të motivuar për të marrë fitore dhe ky angazhim është manifestuar gjatë gjithë kohës. Futbollistët e ndjejnë përgjegjësinë për ato ndeshje që kanë kaluar, por edhe për ato që do të luajmë. Kam kërkuar të mos ketë asnjë nënvleftësim ndaj Lushnjës, edhe pse duket e lehtë në letër, por kundërshtari vjen për të marrë pikë. Loja e bukur nuk është se ka munguar, madje kemi qenë në nivel loje të përafërt me kundërshtarin, por na ka munguar goli. Golat e pësuar kanë ardhur më shumë për gabime elementare nga ana jonë. Skuadra është e etur për ta ndryshuar gjendjen dhe synon fitoren, për ta pasuar me të tjera në takimet e ardhshme. Po i marrim nje nga një dhe tani kemi para Lushnjën, ku kam besimin se do tia dalim. Kemi bërë shumë përmirësime, por edhe ndryshime në mënyrën e të përgatiturit nga dita e parë që drejtoj këtë skuadër. Çdo ditë kam thënë se duhet kujdes në lojë dhe asnjë lëshim në asnjë moment. Përqendrim më të madh kur e kemi ne topin edhe kur e ka kundërshtari. Në stërvitje kemi punuar shumë për të qenë më ofensivë në lojë dhe shpejtësia në veprimet me topin duhet të jëtë më e madhe, duke evituar pasin e gabuar. Do të luajmë me atë skemë taktike që ekipi e zotëron më mirë dhe fakti që kam në dispozicion gjithë grupin më jep mundësinë të aktivizoj ata që janë të nevojshëm. Po ashtu, kam edhe një stol të mirë dhe mund të ndërhyj në përmirësimin e lojës, – ka thënë dje trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika.

Formacioni i mundshëm i Luftëtarit
Ruçi, Rapa, Zeqaj, Beqiri, Zguro, Aleksi, Rroca, Ramadani, Bregu, Abazaj, Lamçe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online