Janë luajtur diçka më shumë se gjysma e ndeshjeve të sotme të vlefshme për Ligën e Kombeve. Ndeshjet kanë dhuruar surpriza të bukura, si ajo e Gjibraltarit në Ligën D, ku morën fitoren e parë në histori në një ndeshje zyrtare ndaj Armenisë në transfertë.
Ndërkohë po në ligën D, në grupin 4, Gjeorgjia thuajse ka hipotekuar vendin e parë, teksa ka arritur një fitore 3-0 ndaj Andorrës. 9 pikë të plota për gjeorgjianët, të cilëve i nevojitet vetëm një fitore në tre ndeshjet e mbetura për të mbyllur dhe matematikisht çështjen e kreut të grupit. Letonia dhe Kazakistani ndanë nga një pikë mes njëri-tjetrit, në një sfidë që u mbyll me rezultatin 1-1.
Në ligën C, Norvegjia dhe Çekia kanë triumfuar respektivisht ndaj Sllovenisë edhe Sllovakisë. Norvegjia arriti një fitore në shtëpi, me supergolin e Selnaes në fundin e pjesës së parë dhe ngjitet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Bullgarinë. Ndërkohë Çekia arriti një fitore mjaft të vështirë në transfertën sllovake. Çekët fituan 1-2 me golat e Kermençik dhe Patrik Shik, të cilët bënë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Marek Hamshik.
Selnaes’ opener for Norway vs Slovenia is a banger pic.twitter.com/QoDc0gqmVd
— Richard Wilson (@timomouse) October 13, 2018