Shkumbini vendos për sezonin. Kanë qenë të njëpasnjëshme takimet e drejtuesve peqinas këto ditë dhe përfundimisht është vendosur që trajneri Artan Bano, i cili ka marrë ekipin në ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar, të vazhdojë të jetë në krye të pankinës.
Po ashtu kanë nisur bisedimet edhe me lojtarët që pritet t’i bashkohen ekipit dhe të japin kontributin e tyre në rikthimin e menjëhershëm në Kategorinë e Parë. Data 6 gusht është përcaktuar për të nisur nga përgatitjet.
Rikonturimi i ekipit pritet të nisë nga porta, pas boshllëkut të lënë nga largimi i shtatlartit Selami Ajazi te fqinjët e Egnatias. Me ndërmjetësimin e trajnerit Bano mund të sigurohen shërbimet e mbrojtësit lushnjar Alban Byzhyti.
Edhe më parë ai ka luajtur për ngjyrat bardhekaltër Pritet që edhe një numër i konsiderueshëm lojtarësh peqinas t’i bashkohen serish ekipit për të kontribuar së bashku në kthimin e Shkumbinit në Kategorinë e Parë. /LULZIM RESULI/