Leverkusen e la pa trofe edhe te Bayern Munchen, Harry Kane shpreson ende te një titull: Mund të fitojë Champions League

Harry Kane duket se “është i mallkuar” për të mos fituar trofe. Edhe pas kalimit te Bayern Munchen, ku për karrierën e çdo lojtari duket varianti më i lehtë për të ngritur një trofe në fundin e sezonit, sërish nuk ndodhi.

Leverkusen zhvilloi një sezon fantastik dhe bavarezët duhet të kënaqen vetëm me vendin e dytë. Por Harry Kane shpreson ende se mund të fitojë një titull në këtë sezon, Champions League. Për të ëndërruar kaq larg, fillimisht duhet të mundin Arsenalin.

“Është një sezon zhgënjyes për ne, unë dua të uroj Leverkusenin për atë që kanë rritur. Ne nuk kemi arritur ende në nivelin tonë më të mirë, por nesër kemi mundësinë për të treguar veten dhe për t shkuar larg. Unë mendoj se kemi ende një shans për ta fituar Champions League, motivimi është i madh në ekip”, tha Harry Kane. /Sport Ekspres/