“Kur ai do, askush nuk e ndalon dot”! Drejtori i Milanit flet për Leaon, beson te kualifikimi me Romën: Ne kemi kampionë të mëdhenj

Drejtori i Përgjithshëm i Milanit, Giorgio Furlani, beson te kualifikimi i kuqezinjëve në Europa League kundër Romës. Pavarësisht humbjes së parë në shtëpi, Furlani mendon se Milani mund të kalojë më tej.

“Ne mund të luajmë mirë, kemi kampionë të mëdhenj në ekip, unë shpresoj dhe në fakt jam i sigurt se Leao, Hernandez, Giroud dhe kampionët e tjerë që ne kemi do ta tregojnë veten e tyre se kush janë. Leao është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe askush nuk mund ta kapi dot kur ai dëshiron që të luaj, në mendimin tim. Është një djal i mirë, gjithmonë buzëqesh dhe ne jemi të lumtur që e kemi në ekip”, tha Furlani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/