Levandovski-Real, merr fund

Reali i Madridit ka dy vjet që kërkon të blejë Robert Levandovskin, të paktën sipas mediave, por tashmë klubi madrilen duket se nuk ka më interes për polakun. Sky raporton se spanjollët janë hequr dorë nga sulmuesi polak, i cili mbetet te Bajerni.

Levandovski ndryshoi agjent para pak kohësh, me shpresën se do të mundësohej transferimi te Los Blancos, por hezitimi i Bajernit për të shitur sulmuesin, si dhe kostoja e operacionit, bëjnë që Florentino Perez të mos jetë i bindur.

Një sukses për Bajernin, që e ka thënë shpesh se nuk shet askënd kundër dëshirës së vet, ndërkohë që Levandovski është nën kontratë deri në vitin 2021 dhe nuk është në pozicionin që të ushtrojë presion mbi klubin.

Mundësia e vetme që Leva të largohet është futja në lojë e PSG-së ose Mançester Junajtid, që kanë një fuqi të madhe financiare dhe mund të joshin Bajernin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online