Levandovski ndjek ëndrrën, Reali gjithnjë e më pranë

0

Robert Levandovski i ka shumë të pakta shanset që të qëndrojë në Mynih. Polaku e ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar, pavarësisht dëshirës së drejtuesve të cilët e konsiderojnë si një lojtar të rëndësishëm. Edhe tifozeria gjermane nuk e ka pritur këtë lajm mirë dhe i ka humbur durimi me sulmuesin, i cili edicionin e shkuar realizoi 29 gola në kampionat. Kujtjmë që 29-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2021.

Ka një arsye madhore se pse Levandovski do që të largohet. Polaku e ka pasur ëndërr që të luajë tek Reali i Madridit dhe diçka të tillë e zbulon dhe e përditshmja “MARCA”, e cila thekson se mundësitë e transferimit të lojtarit në fjalë në Madrid janë të mëdha, pasi siç dihet “galaktikët” janë në kërkim të një pasuesi për Kristiano Ronaldon.

Pina Zahavi është agjenti i lojtarit dhe po punon që ta realizojë këtë transferim, por të dy klubet nuk kanë raporte të mira dhe negociatat do të hasin jo pak probleme. Reali tani mënon për polakun më shumë se kurrë, pasi mund të kryej një afrim cilësor pa bërë sforco të madhe financiare. Gjithçka pritet të konkretizohet në ditët e ardhme, por e sigurt mbetet se dëshira e Lavandovskit është që të luajë në “Santiago Bernabeu”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.