Gjermania u eliminua në mënyrë të turpshme nga Kupa e Botës që në fazën e grupeve dhe normalisht pas një dështimi të tillë të gjitha janë kureshtar se çdo të ndodhë me skuadrën. Trajneri Lëv u konfirmua në krye të stolit dhe ka nisur puna për ta lënë sa më parë pas krahëve atë performancë të Rusisë.
Përfaqësuesja gjermane po bëhet gati për ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe sot ka ardhur dhe lista për ndeshjen me Francën, por dhe takimin miqësor me Perunë. Nuk është pa surpriza skuadra e përzgjedhur nga ana e teknikut gjerman, pasi ka debutues, një rikthim, por dhe një lojtar që nuk është grumbulluar.
Lajmi i madh është rikthimi i Leroi Sane, i cili nuk ishte në Kupën e Botës dhe linja jashtë e futbollistit të Manccester Siti krijoi shumë polemika. Spikat që nuk është në listë mesfushori Sami Kedira. Turko-gjermani nuk është grumbulluar këtë radhë. Në listë janë dhe tre debutues, me talentin e PSG-së Tilo Kehrer që është pa diskutim një surprizë. Po ashtu pjesë e listës janë dhe Kai Havertz dhe Niku Shulc.