“Lëreni derbin në stil anglez”, Starova për Tirana-Partizani: Mos të mbyllet me nga 8 lojtarë

Sulejman Starova ka folur sa i përket derbit që do të zhvillohet mes Tiranës dhe Partizanit. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN Televizion”, drejtori i Teutës ka bërë një analizë të shkurtër të përballjes së kryeqytetit.

“Një derbi ku të dyja ekipet do të luajnë për të mos humbur. Tirana nëse fiton do të futet në vallen e titullit, ndërsa Partizani e kërkon me patjetër këtë fitore. Por derbi e ka treguar specifikën e tij. Nuk ka të bëj forma shumë, shpeshherë ka fituar ekipi më i dobët, pra që ka qenë më poshtë në renditje.

Orari? Po nuk ka problem, është orar që i gjen njerëzit në shtëpi ose në kafene. E kush është në punë do e gjej mundësinë për derbin. Një kërkesë kisha unë për arbitrat që do të jenë të vazhdojnë në stilin anglez që ka nisur në Shqipëri. Po më pëlqen që lejohet loja e lirë, jo të përfundojnë ekipe në lojë me nga 8 lojtarë”, tha Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online