“Nuk u befasova që u eliminua Juventusi”, flet arkitekti Gasperini: Ne italianët jemi mendjemëdhenj

Gasperini është arkitekti i Atalantës dhe njeriu që i shtoi bukurinë futbollit italian. Duke e marrë skuadrat nga konkurrimi për mbijetesë, ky trajneri do e dërgonte ekipin nga Bergamo për herë të parë në “Champions League”.

Po në këtë debutim të mrekullueshëm do të kalonte nga faza e grupeve për të mbërritur deri te përballja me PSG, atje ku do të eliminoheshin në minutat e fundit. Loja e Atalantës i ka mahnitur të gjithë në Itali dhe rezultatet treguan vazhdimësinë, për të mos qenë vetëm si një përrallë e bukur që nuk përsëritet shpesh.

Këtë herë Atalanta do ta diskutojë kualifikimin në “Champions League” me Realin e Madridit, ndërsa ndeshja e parë përfundoi 0-1 për spanjollët. Gasperini ka folur gjithashtu edhe për eliminimin e Juventusit ndaj Portos, duke u shprehur se nuk ishte aspak i befasuar.

“Nuk jam i befasuar nga eliminimi i Juventusit. Ka ekipe të forta në Europë. FC Porto është duke shkëlqyer në vendin e tij dhe e di se çfarë lojtarësh të sjellë. Në Itali ekziston një qasje mendjemadhe ndaj emrit të kundërshtarit. Real Madrid? Është një ekip i shkëlqyeshëm që mund të na dëmtojë në çdo kohë, por ne nuk kemi frikë”, tha Gasperini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online