Lënia në stol po i bënë keq talentit shqiptar, Ernest Muçi nuk jep sinjale pozitive te Legia kundër ekipit të dytë

Në ditën e djeshme është zhvilluar një ndeshje kontrolli mes ekipit të parë të Legias dhe ekipit të dytë. Trajneri Michnieëicz kërkonte që të shihte lojtarët që nuk janë shfaqur shumë dhe nuk kanë pasur hapësira në këto javë të kampionatit, ku mes tyre mund të përmendet edhe Ernest Muci.

Megjithatë lënia në stol duket se po i bënë keq futbollistit shqiptar. Sipas asaj që raportohet në mediat polake, Muçi rregjistroi vetëm një gjuajtje në portë që nuk përbënte asnjë kërcënim për portierin. Njëkohësisht thuhet se lojtari shqiptar ishte disi i ngadaltë dhe i mungonte shpejtësia në marrjen e vendimeve. Ndërkohë trajenri i Legias është shprehur se Muci duhet të jetë i durueshëm dhe të vazhdojë që të punojë për të marrë shansin e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online