Mesfushori i Kukësit, Nijas Lena, është shfaqur i qetë në ekranin e Supersportit, duke e pranuar se kundër fatit nuk mund të luftohet.
“Nuk e di ç’duhej të bënim më shumë. I provuam të gjitha, shtyllat, penalltia e humbur, fat i keq, ky është futbolli, jo gjithnjë fiton më i miri. Pjesën e dytë e nisëm me synimin për të kontrolluar me kujdes ndeshjen, sepse u lodhëm shumë në pjesën e parë me presing total. Duhej të menaxhonim situatën, por kundërshtari na shënoi shumë shpejt, duke goditur shumë pak, 2-3 herë, portën. Goli na goditi, edhe lodhja fizike u ndje pak. Në fund i tentuam të gjitha, por nuk ishte dita jonë.
“Pejiç ka gjuajtur kushedi sa penallti, në kampionat i ka shënuar, sot ishte dita ters.
“Dominuam totalisht, është ndeshja më e mirë që ekipi ku bëj pjesë ka luajtur ndonjëherë në kupat e Europës, jam krenar që dominuam ndaj një rivali superior në shumë drejtime.
“E ardhmja? Do të kthehem pak ditë në Maqedoni të pushoj me familjen, sepse kampionati shqiptar fillon në dhjetor a nuk e di kur, sepse shtatori duket shumë larg. Kontrata ime përfundon tani, drejtuesit e Kukësit e kanë në dorë rinovimin, jo unë.