Bakari Nimaga u zyrtarizua ditën e djeshme si lojtari më i ri i Hatajspor dhe kontrata e tij me klubin turk të ngjitur këtë vit në ligën e parë është vetëm 1-vjeçare. Shumëkush ka menduar se kemi të bëjmë me ndonjë huazim me të drejtë blerje të mesfushorit malien, por situata sa duket është ndryshe.
Klubi turk flet për transferim përfundimtar, kurse në Korçë akoma klubi nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar. Me shumë mundësi do të ndodhë sot diçka e tillë. “Sport Ekspres” ka kontaktuar edhe me vetë Nimagën, por mesfushori nuk përgjigjet.
PRAGNDESHJA – Ndeshja e radhës e Skënderbeut është në transfertë me Kastriotin. Të dielën prej orës 16:45 korçarët do kërkojnë të marrin maksimumin e pikëve dhe për trajnerin Shehi grupi sërish nuk është i plotë.
Emiljano Vila është larguar në Greqi, ndërkohë që edhe Nimaga zor se do të bëjë prapakthehu. Për arsye dëmtimi është në dyshim edhe sulmuesi Ardit Hoxhaj. Vlonjati po punon i diferencuar dhe do të shihet gjatë kësaj jave gjendja e tij sportive për të vendosur më pas nëse do të grumbullohet për ndeshjen me krutanët apo jo.