“Vllaznia identifikohet me futbollin sulmues”! Brdariç bën batutën: Kur nuk do të pësojmë gol? Kur të futem vetë në fushë dhe të luaj

Vllaznia është rikthyer te fitorja në kampionat pas disa rezultatesh jo të mira të ndeshjeve të fundit. Ardit Hoxhaj arriti që të realizonte dopietë dhe ishte njeriu i ndeshjes, ndërsa goli i Aralicës hapi gjithçka në minutën e 10. Kastrioti shënoi me Ajazin për të ngushtuar shifrat në 3-1, që i shërbejnë vetëm statistikave.

Krutanët e kishin humbur tërësisht shpresën dhe dukeshin të pafuqishëm gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa ishin ende të përhumbur pas eliminimit nga Flamurtari në Kupë. Me këtë fitore, Vllaznia shkon në vendin e tretë dhe pret me interes ndeshjen Kukësi-Tirana. Më poshtë gjeni intervista e trajnerëve për “Supersport”:

Brdaric: “Jam shumë i gëzuar për fitoren, mund të shënonim shumë më tepër gola. Jam shumë krenar për ekipin, ishte detyrë për ta fituar ndeshjen, kishim edhe pak presion, por ia dolëm. Po përmirësohemi, lojtarët po integrohen dhe po mësojn mënyrën sesi duhet të luajmë futboll. Me kalimin e kohës, shpresoj se do të arrijmë formën e duhur për të marrë disa fitore radhazi. Njerëzit na identifikojnë me futbollin sulmues dhe për këtë arsye i kushtojmë më shumë vëmendje. Kur nuk do të pësoj gol Vllaznia për 90 minuta? Kur të luaj unë”. (qesh)

Ndreu: “Kemi lojtarë të rinjë që nuk e dinë ende që ar.ma jonë kryesore është l.ufta. Në momentin që mendojmë se jemi njësoj me rivalin, atëherë dalim si ajo pjesa e parë e mjerueshme. I lamë hapësira Vllaznisë dhe pastaj e keni parë vetë. I kam thënë lojtarëve që duhet të vlerësojmë topat e thjeshtë, kështu erdhi goli i parë me gabimin e Prodanit. Duhet të kuptojmë se ky është niveli ynë. Na mungon kualiteti për të dërguar topin në rrjetë. Nëse nuk bëjmë ndërhyrje në merkato, jemi të rrezikuar për rënie”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online