Fundjava kthen në fushë kampionatet më të forta europiane. Legjionarët do të nisin përsëri aksionin me synimin për të gjetur golin. Rei Manaj do të luajë kundër Kaljarit në orën 15:00, ku do të ketë mundësinë të tregojë se ajo ndeshje e dobët ndaj Juventusit i përket vetëm rastësisë. Ndërkohë në mbrëmje prozhektorët kthehen nga Bajrami. Empoli luan një sfidë mjaft të vështirë kundër Milanit, i cili së fundmi ka shfaqur interes për shërbimet e lojtarit shqiptar. Kështu Nedim Bajrami ka shansin e artë t’i fitojë zemrën kuqezinjve… duke i shënuar.
Në fushë pritet të jetë edhe Kristjan Asllani, ndërsa pjesë e Empolit është edhe mbrojtësi Ardian Ismajli. Ndërkaq në Spanjë do të zbresin në fushë ne lojës edhe Keidi Bare me Myrto Uzunin. “Pitbulli” i mesfushës së Kombëtares luan kundër Levantes, ndërsa beratasi do të ketë përballë Eçenë./Sport Ekspres/
Ndeshjet e sotme për legjionarët:
Serie A
15:00 Specia – Kaljari
20:45 Milan – Empoli
La Liga
14:00 Levante – Espanjol
16:15 Granada – Elçe
Ligue 2
15:00 Ajaccio – Bastia
Hungari
19:30 MTK Budapest – Budapest Honved