Legjenda rikthehet sërish në shtëpinë e tij, Alex Ferguson merr postin e rëndësishëm te Manchester United

Edhe pse i dha fund karrierës si trajner në vitin 2013, Sir Alex Ferguson do të rikthehet në Manchester United. Drejtuesit e klubit i kanë ofruar 80 vjeçarit një post mjaft të rëndësishëm. Skocezi do të këshillojë skuadrën për blerjet e reja dhe gjithashtu do të zbulojë talente.

Gjatë kohës që ishte trajner i Manchester United, Alex Ferguson zbuloi lojtarë të klasit botëror si Cristiano Ronaldo, Tevez, Park Yi Sung, Fletcher e shumë emra të tjerë. Për këtë arsye klubi i ka besuar një post mjaft të veçantë, me qëllim përmirësimin e skuadrës.

Sezoni i shkuar për “djajtë e kuq” ishte zhgënjyes, pasi nuk arritën të kualifikoheshin në Champions League. Për këtë arsye, ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo mund të largohet këtë verë nga Premier League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online