Florent Hasani, a rrezikon të jetë një tjetër Albion Avdijaj për Tiranën? Shquhej për golat nga distanca dhe nuk realizoi dot para portierit

Florent Hasani ishte një prej prurjeve të Tiranës në këtë merkato që mori shumë vëmendje. Sulmuesi 25-vjeçar vjen me një CV të pasur dhe te Kosova shihej si një element që mund të mbante mbi shpatulla këtë përfaqësuese në të ardhmen.

Goditjet nga distanca ishin preferenca e këtij lojtari që shumë prej golave të shënuara deri tani në karrierën e tij i ka pikërisht në këtë mënyrë. Por me Tiranën humbi dy raste flagrante ndaj Zrinjskit, teksa ndodhej para portës kundërshtare.

A rrezikon Florent Hasani që të jetë një tjetër rast si Albion Avdijaj, që kishte të njëjtën vëmendje dikur mbi Kombëtaren dhe pas zhgënjimit, do t’i bashkohej Superiores? Mbetet që të shohim, por te bardheblutë janë shumë të mëdha pritshmëritë mbi Hasanin, teksa u pa edhe si një zëvendësues i Seferit. /Sport Eksrpes/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online