U përfol për tradhtinë e madhe në Spanjë, mbyllet përfundimisht historia e Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo u përfol për një transferim tek Atletico Madrid, çka acaroi së tepërmi tifozët e Realit. Megjithatë, këto zëra mbeten thjesht thashetheme, pasi portugezi nuk do të transferohet tek rivalët e skuadrës ku fitoi gjithçka. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë drejtuesit e Atletico Madrid, të cilët me blerjen e Molinas nga Udineze e deklaruan të mbyllur merkaton dhe nuk kanë nevojë për blerje të reja.

“Me këtë afrim ne kemi plotësuar pjesën e fundit që ishim duke kërkuar. E përsëris, për gazetarët, me Molinën drejtuesit tanë kanë plotësuar copëzën e fundit që mungonte”- u shpreh presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online