Legia e Varshavës ka marrë një leksion të rëndë sot në Kazakistan, sepse është mundur 3-1 nga FC Astana, klubi kampion dhe dominues në Kazakistan.
Ish-skuadra e Llullakut, i cili është ende në pronësi të klubit të pasur kazak, fitoi bindshëm, ndaj rivalit polak që vuajti shumë, duke pësuar dy gola që në pjesën e parë, të dy gola shumë të bukur.
Në minutën e 70-të u aktivizua edhe Armando Sadiku, duke bërë që Legia të hidhej e tëra në sulm dhe 9 minuta më vonë pikërisht sulmuesi i kombëtares sonë shënoi, duke u gjendurn pak para vijës fatale dhe duke shtyrë topin në rrjetë, pas një gjuajtje-kros nga një shok skuadre.
Megjithatë, goli i tij nuk u mbrojt si duhej nga Legia, sepse në shtesë FC Astana shënoi golin e tretë. Kjo do të thotë se në kthim Legia duhet të fitojë 2-0, ose me 3 gola diferencë, për të siguruar kualifikimin, ndërsa me 3-1 do të jetë shtesa.
Armando Sadiku Goal – FC Astana 2 -1 Legia… by sporttivi