Legia e Varshavës prezanton Ernest Muçin: Një nga talentet më të mëdhenj të Ballkanit

Legia e Varshavës ka prezantuar Ernest Muçin. Sulmuesi shqiptar udhëtoi gjatë ditës së sotme drejt Polonisë për të nënshkruar kontratën e re.

Klubi i Tiranës është krenuar me këtë arritje të akademisë, duke i uruar fat produktit të tyre me kampionët polak. Ndërkohë Legia ka shpërndarë foton e Muçit që ka mbërritur në ambientet e klubit, ndërsa fillimisht do të kryejë testet mjekësore dhe më pas do të nënshkruaj kontratën.

“Një prej talenteve më të mëdhenj të Ballkanit”, është përshkrimi që vjen nga faqa zyrtare e Legias. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *