Në orët e para të ditës së diel, luftëtari me origjinë shqiptare, Ilir Latifi, do të ndeshet me amerikanin Kori Anderson. Dueli i divizionit të peshave “light heavyweight” është pjesë e eventit “UFC 232”, që do kulminojë me duelin midis Xhon Xhons dhe Aleksandër Gustafson.
Latifi cilësohet si favorit në këtë takim, por 35-vjeçari i rritur në Suedi, qëndron me këmbë në tokë, duke vlerësuar kundërshtarin e tij amerikan në konferencën para zhvillimit të takimit
“Mes 10 më të mirëve të botës, nuk ka favoritë. Çdokush mund të mundë çdokënd. Anderson ka bërë shumë mirë gjatë 2018-ës. Por, në disa duele ku qenë duke fituar, ka bërë gabime që i kanë kushtuar shtrenjtë. Gjithsesi ai mbetet një kundërshtar shumë i fortë”, u shpreh Latifi.
Eventi “UFC 232” do të fillojë të dielën në 4 të mëngjesit me orën shqiptare.