Latifi: Më mungon Korça, kombëtarja arritja më e madhe

Liridon Latifi prej disa muajsh luan në kampionatin hungarez te Akademia Pushkash, klub që pagoi rreth 1 milion euro për ta marrë nga Skënderbeu. Gjithsesi, mesfushori i kombëtares sonë nuk e harron Korçën, ashtu si në Korçë nuk e harrojnë lehtë.

Në një intervistë për Telegrafin Latifi i kthehet periudhës kur luante te Skënderbeu, por flet edhe për aventurën hungareze dhe të ardhmen e vet.

Malli –  “Më ka mbetur peng fitimi i titullit në vitin e fundit dhe shpesh e kujtoj ndeshjen e fundit në Kukës. Por jam i lumtur që e arritëm qëllimin tonë në Evropë, të futemi në fazën e grupeve. Jo vetëm muajt e fundit, por të gjitha vitet e mia tek Skënderbeu kanë qenë të mrekullueshme. Më mungon Korça, sepse aty dashuria për futbollin është shumë e madhe”

Europa – “Skënderbeun e kam përcjellur vazhdimisht në Evrope dhe mendoj se në çdo ndeshje e kanë nxjerre maksimumin. Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe vërehet se çdo vit e me shumë skuadra është më e pjekur.

Hungaria – “Pritja ka qenë shumë e mirë nga të gjithë, si stafi ashtu edhe lojtaret. Kushtet atje janë të shkëlqyeshme.

Kombëtarja – “Është arritja më e madhe e çdo futbollisti ta përfaqësojë kombin e tij dhe gjithmonë e pres me kënaqësi të veçantë ftesën nga kombëtarja. Emocion i papërshkrueshëm kur zbret në fushë me këtë fanellë. Jam krenar me këtë arritje. Me të gjithë lojtarët në kombëtare kam marrëdhënie shumë të mira dhe nuk mund ta veçoj askënd.

E ardhmja – “Momentalisht jam i fokusuar vetëm në klubin tim aktual. Planet e mia janë që të lë gjurmë edhe aty, pastaj ia lë në dorë klubit dhe menaxherit të ardhmen time.

Dëmtimi – “Kam pasur një lëndim që më ka lënë gjashtë javë jashtë fushës, por fatmirësisht tani gjithçka ka kaluar dhe me 5 janar jam plotësisht i gatshëm t’i bashkohem klubit në stërvitje.

Kampionatet – “Sa herë që më jepet mundësia dhe koha e shfrytëzoj rastin t’i përcjell gjithmonë si ligën e Kosovës, ashtu edhe të Shqipërisë. Shpresoj që shumë shpejt edhe klubet e Kosovës të kenë sukses në garat ndërkombëtare” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online