Liridon Latifi ka vuajtur shumë këtë sezon, sepse në Hungari aventura e tij nuk ka shkuar mbarë, për shkak të ambientimit të vështirë dhe një dëmtimi që e ka lënë jashtë skuadre për javë të tëra në vjeshtë.
Talenti i kombëtares shqiptare, i cili shihet si një nga shtyllat e skuadrës kuqezi nëse arrin nivelet e tij maksimale, e ka nisur sot vitin e ri futbollistik, duke u aktivizuar në minutën e 55-të, në ndeshjen e humbur 1-0 në kupë, ndaj Zalagerzhegit. Kthimi do të luhet javën e ardhshme dhe Latifi shpreson të ketë më shumë minuta e të nisë të bëhet vendimtar, pasi është një ndër investimet madhore të klubit hungarez.