Latifi i mallëngjyer: I lumtur për kualifikimin, i trishtuar për largimin

Liridon Latifi i ka dhënë fund aventurës me Skënderbeun, të paktën për momentin. Sot mesfushori i talentuar i kombëtares sonë luajti ndeshjen e fundit si korçar dhe ditët e ardhshme do të niset me urgjencë për në Hungari, ku Pushkash Akademi e pret si “ujët e paktë”, pasi e ka paguar thuajse 1 milion euro dhe ka nevojë për klasin e tij.

Duke folur në Supersport, Latifi rrëfen emocionet dhe nuk e fsheh dëshpërimin për ndarjen me klubin që e bëri të madh: “Çdo ndarje ka emocionet e saj. Kam dhënë shumë për këtë skuadër dhe skuadra ka dhënë shumë për mua. Jam munduar të jap gjithmonë 100%, tani jam shumë i mërzitur që po largohem, por kështu e ka futbolli.

“Jam shumë i kënaqur, këto fitore vlejnë shumë për klubin, që përfiton në çdo drejtim, por edhe për ne lojtarët.

“Tani do ta ndjek Skënderbeun sa herë të kemi mundësi. Kam kaluar vitet më të mira të karrierës sime në Korçë dhe nuk i harroj dot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online