Daja: Meritë e djemve. Osmani të më dokumentojë që premion e ndau me tifozët!

Korça dhe gjithë Shqipëria duartrokasin dhe janë të lumtur për Skënderbeun, por një ndër personat më të lumtur është trajneri Ilir Daja. Ka shkruar edhe ai historinë, është futur në Olimpin e futbollit, jo më duke fituar një kupë apo kampionat në Shqipëri, por duke u bërë i pari trajner që kalon 4 ture në Europë. Pas ndeshjes, trajneri ishte shumë i emocionuar, duke folur në Supersport.

..

Hera e dytë që mbeteni me 10 vetë dhe hera e dytë që fitoni, pas Kairatit me Dinamon.

E para një herë, janë lojtarët që ka Skënderbeu në përbërje, duke nisur nga kapiteni Shehi, pa veçuar askënd. Me eksperiencën që kanë në këto kompeticione, janë në gjendje të përballojnë kompeticione të tilla. Ata ditën të kanalizojnë pritshmërinë e madhe të Shqipërisë në mënyrën e duhur, duke arritur sukses.

Luajtëm një pjesë të parë shumë të mirë, kundër një rivali të madh, me histori e me traditë, me buxhet e me ambicie të mëdha. Megjithatë, me shpirt sakrifice dhe me shumë punë ia dolëm mbanë. Meritë e madhe e lojtarëve, që kanë dhënë gjithçka, duke luajtur thuajse si të barabartë edhe kundër Dinamos, si në Kroaci, ashtu edhe këtu.

Koha për pushim dhe pak plazh?

Tre ditë pushim, deri ditën e diel. Të hënën në stërvitje, sepse nis kampionati dhe nuk kemi kohë për pushim, edhe pse lojtarët kanë nevojë. Këtë arritje të madhe duhet ta vazhdojmë me performanca të mira në kampionat.

Jeni trajneri më i mirë në Shqipëri, me këtë arritje.

Është një meritë e gjithë kolegëve të mi, sepse në ekipet e tjera punojnë jo në kushte favorizuese, ndaj edhe ata meritojnë dhe duhen lavdëruar për gjithë sakrificat që bëjnë, duke përfshirë këtu edhe trajnerët që punojnë me moshat dhe nxjerrin talente për ekipet e para.

Premio do ndahet me Osmanin?

Nëse ai sjell gjithçka të dokumentuar, duke ndarë premion me tifozët, edhe unë do ta ndaj timen me të.

Sa e vështirë ishte përgatitja e ekipit psikologjikisht për këtë ndeshje?

Psikologjikisht nuk ishte e lehtë, sepse pritshmëria ishte shumë e madhe dhe përballë kishim një rival shumë të fortë. Kemi punuar shumë që pritshmëria e madhe të mos kthehej në presion të tepruar dhe lojtarët të frenoheshin psikologjikisht. Ato energji që merreshin nga jashtë duhej të ktheheshin në energji pozitive për të dhënë gjithçka në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online