Idriz Batha nuk ka firmosur ende për Larisën, por kalimi në kampionatin grek është i sigurt dhe firma do të hidhet të hënën, pas kontrolleve mjekësore.
Lajmi është dhënë nga klubi grek, që me një komunikatë të shkurtër në faqen e vet zyrtare u kë dhënë fund gjithë hamendësimeve, duke qenë se Batha nuk kishte firmosur ende.
“Mesfushori 26-vjeçar Idriz Batha, i cili ka qenë pjesë e klubit më popullor në Shqipëri, Partizanit, ka pranuar propozimin e klubit. Të hënën ai do të jetë në Larisa për kontrollet mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratë 3-vjeçare”.