Largohet një legjendë, Iniesta zyrtarizon lamtumirën

Ishte në ajër prej ditësh dhe tashmë është zyrtare: Andrés Iniesta ka lajmëruar se në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona, klubi ku ka luajtur në 22 vitet e fundit,ndërkohë që prej vitit 2002 kaloi në ekipin e parë. Mesfushori legjendar largohet me 31 tituj të fituar, ose 32 më saktë, sepse në fundjavë pitet kurorëzimi i Barcelonës si kampione e Spanjës. Një lmtumirë emocionuese, mes shokëve, trajnerëve, drejtuesve dhe të afërmve që ishin ulur në sallën e shtypit në Ciutat Esportiva, që u mbush plot, ashtu si pritej. Më shumë se 100 gazetarë, disa prej tyre në këmbë, pa pasur një tavolinë ku të uleshin për të raportuar një event që nuk kishte ende një orar zyrtar deri afër mesdite.

I mallëngjyer, Iniesta tha: “Kjo konferencë për shtyp është për të bërë publik vendimin që ky sezon do të jetë i fundit për mua. I fundit këtu. Është një vendim i medituar gjatë, i vlerësuar me kujdes, i menduar me qetësi, brenda vetes dhe me familjen. Pas 22 vitesh këtu, e di mirë ç’do të thotë të jesh futbollist i këtij ekipi. Për mua është ekipi më i mirë në botë. E di ç’do të thotë përgjegjësia e të luajtur këtu, vit pas viti, e të qenit pjesë e një klubi kaq të madh. Duke qenë i ndershëm me veten time dhe me klubin për atë që më ka dhënë, vendosa që ky vit të shënonte fundin e rrugëtimit tonë të përbashkët. Ky klub meriton më të mirën time, më ka rritur që kur isha 12 vjeç dhe në të ardhmen e afërt nuk do mundesha të jepja maksimumin në aspektin fizik dhe mendor.

Nuk kam asnjë peng, kam fituar gjithçka. Nuk më mbetet peng as Topi i Artë, sepse të jesh këtu, duke luajtur krah Çavit dhe Mesit, është diçka magjike. Perceptimi im për futbollin dhe lumturia ime nuk ndryshojnë nga fitimi i Topit të Artë.

“Po ta kisha imagjinuar fundin e epokës time këtu, forma do ishte po kjo, duke u ndjerë i dobishëm, i rëndësishëm, titullar, me mundësinë për të fituar trofe dhe me ndjesinë pozitive që kam pasur gjatë gjithë këtij viti. Është një ditë shumë e vështirë për mua, sepse kam kaluar gjithë jetën këtu dhe është shumë e ndërlikuar t’i them lamtumirë shtëpisë dhe jetës sime. Megjithatë, e kuptoj që është natyrale dhe ligji i jetës që ajo që vjen tani e tutje është e vështirë. Nuk do ia lejoja kurrë vetes që të përjetoja një situatë jo komode në klubin që më ka dhënë gjithçka. Nuk do e meritonim as unë dhe as klubi.

Është momenti i duhur, mbush 34 vjeç, kam dhënë gjithçka, e ndiej se ka ardhur momenti. E njoh mirë veten, e di si jam dhe e kuptoj që tani e tutje gjithçka do të më kushtojë pak më shumë. Ky është vendimi im. Do doja të falënderoja klubin dhe La Masian, sepse ai që jam sot si futbollist dhe person në pjesën më të madhe ka qenë meritë e tyre. Falënderoj shumë shokët e mi, me të cilët kam kaluar çdo ditë. Falënderoj njerëzit dhe gjitha tifozët që më kanë shfaqur dashurinë e tyre në çdo moment. Është diçka e pabesueshme, për çdo njeri.

“Për prindërit e mi, për motrën time. Para 22 vitesh erdhëm me makinë në Barcelonë, tani janë këtu dhe 22 vite më vonë jam këtu me personin më të mrekullueshëm që kam takuar në jetën time dhe që më ka bërë të lumtur çdo ditë, bashkëshorten time, që më ka dhuruar këta tre thesare, që janë gjëja më e rëndësishme që kemi.

“Për ta mbyllur, falënderoj gjithë tifozët e Barcelonës, që më kanë parë të rritem dhe të hedh çdo hap që kam hedhur, më kanë shoqëruar në të mirë e të keq. Do ta ruaj në zemër dashurinë tuaj. Faleminderit të gjithëve, sepse pak nga secili prej jush më bën të ndihem mirë. Largohem unë, por Barcelona është në duar të sigurta dhe do të vijojë të luajë mirë, të zbavitë e të fitojë dhe do të gëzohem sikur të jem këtu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online