Largohet duke mbyllur edhe ëndrrën e Shqipërisë, Patrick Eze i jep duart Kukësit për zyrtarizimin e ri

Patrick Friday Eze është larguar përfundimisht nga ekipi i Kukësit. Lojtari kryesor i verilindorëve në sezonin më të dobët të kësaj skuadre në Superiore arriti që të realizonte 15 gola në kampionat. Gjithashtu futbollisti shpalosi ëndrrën për të qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare, por ashtu si edhe në rastin e Peter Olainkës, ishte e pamundur për t’u realizuar.

Së fundmi është klubi verilindor që njofton arritjen e marrëveshjen me klubin nga Katar, Al Ahli, për shitjen e futbollistit nigerian. Eze u bashkua me Kukësin në verën e vitit të shkuar dhe largohet nga Shqipëria me kokën lart për kontributin e dhënë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *