“Largohem nëse diçka shkon keq“, Luis Enrike flet para ndeshjes me Shqipërinë: Dua festë nesër në Barcelonë

Një ditë përpara ndeshjes kundër Shqipërisë, Luis Enrike ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp. Trajneri i Spanjës dëshiron që të ketë festë në Barcelonë, qytet në të cilin Kombëtarja iberike kthehet të luajë pas 18 vitesh. Ndërkohë Luis Enrike ka paralajmëruar se në rast dështimi në Botërin e ardhshëm do të largohet nga stoli i Spanjës.

“Unë mendoj se mesazhi që dërgon shtypi shkon shumë. Është një ar.më shumë e fuqishme. Tifozët janë me Kombëtaren dhe shpresoj që nesër të ketë një festë në Barcelonë. Jam në lavdi tani. Kam vendosur ta bëj këtë për ju (për shtypin), në mënyrë që nëse diçka shkon keq në Kupën e Botës, të mos kritikoni. Nëse shkon keq, unë do të largohem dhe asgjë nuk ndodh. Do të jetë një festë dhe shpresoj të jetë kështu. Kanë kaluar 18 vjet pa ardhur këtu, ne i dimë rrethanat që rrethojnë këto lloj lojërash, por shpresojmë që të gjithë t’i shijojmë”, ka deklaruar Luis Enrike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online