Formacionet zyrtare/ Shpresat paraprijnë Kombëtaren, Alban Bushi zgjedh lojtarët për të përmbushur hakmarrjen

0

Shpresat e Shqipërisë do të zbresin sonte në fushë në orën 19:00, duke paraprirë kështu Kombëtaren që nesër luan kundër Spanjës. Ekipi kombëtar U21 do të masë forcat me bashkëmoshatarët e Çekisë për të mbajtur ende të hapura shanset për një kualifikim të mundshëm në kampionatin europian.

Alban Bushi ka zgjedhur 11 titullarët e tij me të cilët do të kërkojë hakmarrjen ndaj çekëve. Ndeshja e parë mes tyre përfundoi 4-0 për Çekinë, prandaj sot kuqezinjtë kanë një motiv shtesë për të dalë me tre pikët nga fusha. Ndërkohë Bushit i duhet të luajë pa emra të rëndësishëm si Asllani apo Bajrami, të cilët janë pjesë e Kombëtares A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.