Më 27 maj do të zhvillohet në San Siro ceremonia e lamtumirës nga futbolli për Andrea Pirlon. Një gjeni i futbollit botëror, që ka fituar Kupën e Botës, 2 Champions League e 6 kampionate në Serinë A, ndër të tjera.
“Nata e Mjeshtrit” do të mbledhë bashkë shumë nga yjet e futbollit botëror me të cilët Pirro ka luajtur gjatë karrierës së tij, ndërkohë që do jenë edhe 5 emra të njohur të stolit: Alegri, Ançeloti, Konte, Donadoni dhe Tasoti.
PORTIERË: Christian Abbiati, Gianluigi Buffon, Nelson Dida, Marco Storari.
MBROJTËS: Daniele Adani, Andrea Barzagli, Daniele Bonera, Leonardo Bonucci, Marcos Cafu, Fabio Cannavaro, Giorgio Chiellini, Billy Costacurta, Giuseppe Favalli, Ciro Ferrara, Fabio Grosso, Marek Jankulovski, Kahka Kaladze, Stephan Lichtsteiner, Paolo Maldini, Marco Materazzi, Alessandro Nesta, Massimo Oddo, Serginho, Dario Simic e Gianluca Zambrotta.
MESFUSHORË: Demetrio Albertini, Massimo Ambrosini, Roberto Baronio, Cristian Brocchi, Mauro German Camoranesi, Daniele De Rossi, Alessandro Diamanti, Aimo Diana, Gennaro Gattuso, Frank Lampard, Leonardo, Claudio Marchisio, Simone Pepe, Simone Perrotta, Manuel Rui Costa, Clarence Seedorf, Marco Verratti.
SULMUES: Marco Borriello, Antonio Cassano, Hernan Crespo, Alessandro Del Piero, Alberto Gilardino, Vincenzo Iaquinta, Filippo Inzaghi, Alessandro Matri, Alexandre Pato, Fabio Quagliarella, Ronaldinho, Ronaldo, Andriy Shevchenko, Luca Toni, Francesco Totti, Nicola Ventola e Christian Vieri.