Me një të rënë të lapsit, Flamurtari largoi dje 3 futbollistë vlonjatë: portierin Argent Halilit, mbrojtësin Taulant Kuqin dhe sulmuesin Ardit Shehaj.
Një ndarje e hidhur, për tre lojtarë besnikë të ngjyrave kuqezi, në të mirë e në të keq.
Asnjëri prej tyre nuk ka polemizuar e akuzuar, edhe pse zhgënjimi ka qenë i madh.
Sot Argent Halili ka postuar në Facebook një mesazh të shkurtër e domethënës.
“Nga sot nuk do jem më pjesë e Flamurtarit dhe kjo jo me dëshirën time. Falënderoj të gjithë ata tifozë që më kanë mbështetur. Mirupafshim Flamurtar, ndoshta një ditë takohemi përsëri”.