Mesfushori i RB Lajpcigut, Nabi Keita, duket se e ka humbur totalisht qetësinë, duke parë që klubi gjerman nuk e lejon të largohet për te Liverpuli.
The Reds ofruan ditët e fundit 80 milionë euro për talentin që krahasohet me N’Golo Kanté, por Lajpcigu refuzoi bujshëm.
Reagimi i Keitasë mund të shihet në videon më poshtë. Dje në stërvitje një shok i ndërhyri keq dhe pak më vonë Keita e bëri për spital, aq sa plasi sherri në fushë dhe stërvitja u anulua.
Lajmi i mirë që Diego Deme, i cili ishte viktima faullit të ashpër, të mos ketë dëmtim të rëndë. Sot Keita ka vizituar Demen dhe i ka kërkuar falje, duke u pajtuar me të.