Lajmi mirë për Dajën, nesër me skuadrën afrimi i fundit

Flamurtari i ka besuar Ilir Dajës projektin për sezonin e ri. tekniku kryeqytetas po punon me intensitet në Vlorë, por njëkohësisht ka marrë dhe një çek të bardhë nga administratori Sinan Idrizi për të bërë një merkato vetëm që të sjellë suksesin në Vlorë.

Pak ditë më parë Flamurtari prezantoi afrimin e Agustin torasës. Ish-mesfushori i Partizanit do të rikthehet në Superiore, por këtë herë me fanellën e vlonjatëve, pas një aventure në vendin e tij të lindjes. “SportEkspres.com” mëson se lojtari në fjalë do të mbërrijë ditën e sotme në aeroportin e Tiranës, për të udhëtuar më pas menjëherë drejt Vlorës. Me shumë gjasa lojtari që nesër do të jetë nën urdhrat e trajnerit Daja, i cili do të ishte i lumtur nëse do e kishte skuadrën e kompletuar sa më parë.

Torasa ka qenë një nga më të spikaturit tek partizani, ndonëse nuk arriti do të që të dilte kampion. Në ditët e ardhshme vlonjatët pritet që të konkretizojnë dhe të tjera afrime, ku më i përfoluri është Elton Kalë, por ky i fundit do të më parë duhet të zgjidhë problemet që ka me Kukësin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online