Lajmi i fundit/ Bufon largohet nga Juventusi

Xhixhi Bufon mbyll karrierën e tij me Juventusin. Lajmi i bujshëm është dhënë nga portieri legjendar në një konferencë për shtyp zhvilluar mesditën e sotme ku ishte i pranishëm vetë portieri, si dhe presidenti i Juventus Andrea Anjeli.

“Të shtunën do të luaj ndeshjen time të fundit me fanellën bardhezi. Është mënyra më e mirë për të mbyllur një aventurë të madhe. Ndihem i nderuar qr kam qenë pjesë e Juventusit. Nëse kthehem, shpresoj të jem në lartësinë e duhur”, deklaroi Bufon.

“Frika ime ishte që do e mbyllja karrierën me motor të prishur, por nuk ndodhi kështu. Jam krenar që deri në moshën 40-vjeçare kam dhënë gjithçka për të pasur paraqitje në lartësinë e pritshmërive dhe të emrit Juventus”.

“Keqardhje? Po, për atë që ndodhi në Madrid. E të prova dhe skualifikimi nga UEFA ishte i drejtë”.

“E ardhmja? Mendoja ta lija futbollin, por tani kam oferta stimuluese brenda e jashtë fushe. Do vendos javën e ardhshme, pas disa ditësh reflektim. Parma apo Xhenoa? Hipoteza romantike, janë vetëm ëndrra fëmijërie”.

“Më 4 qershor nuk do luaj me Kombëtaren, nuk kam nevojë për mirënjohje tjetër”.

Ndërkaq, Presidenti Anjeli deklaroi: “Për Bufonin vetëm një fjalë: Faleminderit. Prej sezonit të ardhshëm portieri titullar do jetë Shçesni”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online