Milani përveçse krizës që po kalon kohët e fundit, i duhet të shqetësohet edhe për dëmtimet e shumta që ka në këtë pikë delikate të sezonit. Lukas Paketa me shumë mundësi i ka larë hesapet me sezonin aktual.
Së bashku me brazilianin, në ndeshjen ndaj Udinezes, u dëmtua edhe Xhixhio Donaruma, me këtë të fundit, që me sa duket do të mungojë të paktën 2 javë. Thënë ndryshe, portieri humbet dy ndeshjet më të rëndësishme, ndaj Juventusit dhe Lacios.
Gjithsesi, një lajm “gjysmë i kënaqshëm”, vjen nga Frenk Kesi. Futbollisti afrikan pritej të ishte një mungesë e sigurt ndaj Juventusit këtë fundjavë, por me sa duket ditën e sotme është stërvitur me grupin dhe do të jetë në dispozicion për sfidën ndaj bardhezinjve.