Marko Rojs njihet për fatin e tij të keq për sa i pëket dëmtimeve. Së fundmi, kapiteni i Borusias së Dortmundit ka munguar në katër ndeshje për ekipet e tij, si pasojë e një dëmtimi që mori në ndeshjen e Kupës ndaj Verder Bremenit.
Për shkak të dëmtimit, 29-vjeçari humbi dhe ndeshjen e rëndësishme përballë Totenhemit në Champions, ku verdhezinjtë u mposhtën me shifrat 3-0. Gjithsesi, kur kanë mbetur diçka më shumë se një javë nga ndeshja e kthimit, një lajm i mirë vjen për Rojs dhe Dortmundin.
Kapteni ka nisur stërvitjen ditën e sotme dhe sipas asaj që raportohet në mediat gjermane, do të jetë i gatshëm që këtë fundjavë për të ndihmuar ekipin e tij. Padyshim një lajm fantastik për trajnerin Favre dhe një vlerë e shtuar për verdhezinjtë.