Shkëndija e Tetovës është duke përgatitur turin e tretë të Champions League, përballë Salcburgut, kampiones në fuqi në Austri, por në fushë do të jetë edhe një futbollist i ri, shqiptari që u transferua nga Skënderbeu, Gledi Mici.
Klubi tetovar ka publikuar lajmin zyrtar se mbrojtësi ka marrë “ok” për t’u federuar dhe për të qenë në fushë në këtë sfidë deçizive për kuqezinjtë.
Kujtojmë që, edhe në rast eliminimi, Shkëndija do të luajë playoff Europa League dhe, nëse kalon Salcburgun, e ka të sigurt fazën e grupeve në Europa League, edhe nëse eliminohet në playoff Champions.