Lajm i mirë për Shqipërinë! Strakosha rikthehet në stërvitje me Lacion, gati të marrë vendin e tij në katërkëndësh

Në ndeshjet e fundit të Kombëtares nuk ishte i pranishëm dhe pas zhvillimeve të fundit u duk se mund të mungonte sërsh. Por Thomas Strakosha i është rikthyer sërish stërvitjes me Lacion e tij. Portieri shqiptar ishte në izolim së bashku me 6 lojtarë të tjerë, ndër të cilët edhe Imobile. Të 7 futbollistët u ndanë nga ekipi që para disa kohësh dhe arsyeja u kthye deri diku në një enigmë.

Një hipotezë ishte se lojtarët mund të kishin rezultuar pozitiv me Covid-19, megjithëse më vonë nga klubi italian u bë me dije se ishin karantinuar për çështje sigurie, që të mos infektoheshin me Covid-19. Megjithatë cilado qoftë arsyeja tashmë i përket të shkuarës, teksa Strakosha është stërvitur sërish me grupin dhe është gati të marrë sërish vendin që i takon, mes shtyllave të katërkëndëshit. Një lajm i mirë ky edhe për Shqipërinë, teksa Reja do të mund të ketë në dispozicion shërbimet e gardianit kuqezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online