“Ngo kapitull i mbyllur“, Egbo hap kartat për sezonin e ri: Kemi 3 sulmues dhe elemete të Akademisë, e mbrojmë titullin

Tirana do të luajë mesditën e nesërme ndeshjen e parë të këtij sezoni. Është pikërisht përballja me Shkumbinin në Kupën e Shqipërisë ajo që do të shënojë edhe hapin e parë në rrugëtimin e ri për bardheblutë. Trajneri Egbo ka mbajtur një konferencë për shtyp përpara takimit të nesërm, ku ka folur për objektivat e klubit këtë sezon si dhe për ndeshjen e nesërme.

Titulli kampion dhe trofeu i Kupës janë synimet e Tiranës për këtë sezon, ndërsa largimin e Egbosë e quan si një kapitull të mbyllur, pasi skuadra e tij ka në përbërje 3 sulmues cilësorë që mund të mbrojnë titullin e fituar në sezonin që lamë pas.

“Lajm i mirë fillimi i futbollit, për ne dhe për sportdashësit. Lajmi më i mirë është marrëveshja që ka bërë FSHF me qeverinë, që do ndihmojnë shumë sportin.”

Ndeshja e Kupës: “Çdo ekip duhet vlerësuar maksimalisht. Strategjia jonë është e qartë, do të vlerësojmë çdo ekip që kemi përballë, pavarësisht nivelit. Ndeshjet do tregojnë nëse jemi më të fortë se vitin e kaluar. Nuk e kemi kontingjentin gati. Kemi tre titullarë të dëmtuar, po rikuperohen. Presim edhe lojtarët e rinj, të cilët duan kohën e vet për t’u ambientuar me skuadrën.”

Sulmi i Tiranës: “Ngoonë e quaj kapitull të mbyllur. Kemi 3 sulmues, por edhe elementë nga akademia që do ndihmojnë ekipin. Besoj se deri diku Tirana ka sulmin e mirë për të mbrojtur kampionatin”.

Objektivi: “Tirana çdo sezon ndërtohet për të fituar kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë. Janë dy objektiva të ekipit këtë sezon, nuk ka ndryshime. Rivali më i fortë? Të dhjetë ekipet e Superiores janë rivalë. Laçi, Partizani, Kukësi, Vllaznia dhe Teuta mendoj. As Apolonia nuk ka ekip të keq. Janë të gjithë ekipe që do të na rivalizojnë në çdo moment”, ka deklaruar Emanuel Egbo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online