Përfaqësueses së Kosovës i është shtuar një përforcim mëse i nevojshëm në repartin e portës. Portieri i Mançester Sitit Ariajnet Muriqi është pajisur sot me pasaportë kosovare, vetëm një javë pas aplikimi që ai kreu në konsullatën e Kosovës në Zvicër.
19-vjeçari u huazua në fillim të sezonin te skuadra holandeze e NAC Brendës, por dëmtimi i rëndë i Klaudio Bravos bëri që Pep Guardiola ta merrte përsëri te “qytetarët” në si zgjedhje e dytë pas gardianit brazilian Ederson.
Para se të zgjidhte Kosovën, Muriqi ka luajtur për kombëtaren U21 të Malit të Zi, ku është aktivizuar në vetëm një takim në tetor të vitit të kaluar.