Drita dhe Prishtina këtë edicion kishin mundësinë për të bërë akoma dhe më mirë në arenën ndërkombëtare, por mungesa e eksperiencës bëri të vetën. Gjithsesi, të dyja ekipet arritën që të kalonin ture, duke e ndihmuar shumë futbollin kosovar, pasi tashmë koeficienti i Kosovës në Europë nuk është zero.
Lajmi fantastik për skuadrat kosovare është se duke nisur që nga edicioni i ardhshëm do të jetë 3 numri i skuadrave nga vala Superliga e Kosovës që do të marrin pjesë në kompeticionet e UEFA-s.
Në këtë mënyrë skuadra kampione do të marrë pjesë në Champions League, ndërsa skuadra nënkampione dhe ajo që fiton Kupën e Kosovës do të ketë mundësi që të luajë në Europa League. një hap i madh për Koosvën që pas vitit të parë në Europë.
Kosova ka lënë vendin e fundit dhe tani renditet në vendin e 53-të, pasi rezultatet e Dritës dhe Prishtinës kanë bërë që koeficienti i kampionatit kosovar të rritet dhe të kalojë koeficientin e Andorrës dhe San Marinos.