Lajm i keq për tifozët shqiptarë, Armando Broja nuk do të jetë pjesë e Shqipërisë për ndeshjet e shtatorit

Armando Broja është rikthyer nga dëmtimi dhe të gjithë tifozët shqiptarë po shpresonin që të ishte gati për ndeshjet vendimtare të shtatorit. Kombëtarja do të përballet me Republikën Çeke dhe me Poloninë, ndaj të cilave do të përcaktohet edhe fati i grupit E. Por një lajm i keq vjen për tifozët shqiptarë.

Shuhen shpresat që Armando Broja të jetë pjesë e Shqipërisë për këto dy sfida. Sulmuesi shqiptar është kthyer prej disa ditësh në stërvitje me Chelsea-n, por klubi londinez nuk do ta aktivizojë as në ndeshjen me Lutonin. Mesazhi është i qartë, blutë e Londrës nuk duan ta rrezikojnë Brojën në ndeshje të tilla, çka nënkupton se nuk do të lejojnë që ai t’i bashkohet Shqipërisë nga frika e përsëritjes së një dëmtimi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online