LAJM I FUNDIT/ Tirana e shkatërron Bylisin me vetëm një lojtar dhe kryeson Superioren, Vllaznia fiton thellë ndaj Laçit në debutimin e Bekim Balajt

Tirana ka arritur që të fitojë ndaj Bylisit me shifrat 4-1 dhe të rikthehet që të kryesojë Superioren. Një ndeshje që është mbyllur me vetëm një lojtar, Patrik, që ka gjetur tripletën në këtë takim. Goli i parë i ndeshjes u gjet me Hasanin në minutën e 10 që nuk gaboi nga penalltia, e cila u fitua pas shumë kontestimeve. Më pas skena iu la Patrik që realizoi tre golat e tjerë te Tirana. Ndërkohë goli i nderit te Bylisi u gjet nga Kacorri. Nga krahu tjetër, Vllaznia mundi Lacin me shifrat 4-1. Dy golat e parë u realizuan nga ana e Ardit Hoxhajt në fundin e pjesës së parë.

Pak minuta pas nisjes të së dytës, Shkurtaj u hodh në fushë te kurbinasit dhe Bekim Balaj debutoi te shkodranët. Shkurtaj do të ngushtonte shifrat në të 65, por Juric ktheu avantazhin e dy golave. Pas një krosimi te Vllaznia, lojtarët e Lacit ishin të angazhuar të markonin Bekim Balajn dhe lanë Juric tërësisht të lirë. Në fund kishte vend edhe për një predhë të Jonuzit nga distanca që përfundoi në rrjetë. Megjithatë Laci dukej i shpërfytyruar në këtë takim dhe nuk kishte shpresë në asnjë moment për të dalë me pikë nga Shkodra. /Sport Ekspres/

 

Vllaznia: Zogovic; Smajli, Juric, Gurishta, Hakaj; Jonuzi, Alivoda, Marku; Hoxhaj, Kaina, Mala

Laçi: Dajsinani; Duka, Velkoski, Borysiuk, Roganovic; Manellari, Ujka, Geci, Guindo, Mazrekaj, Adeleke

Tirana-Bylis 4-1 Hasani 10′ p, Patrik 27′, 30′, 71’/ Kacorri 60′

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni, Hila, Aleksi, Deliu, Hasani,   Patrik, Xhixha.

Bylis: Teqja, Abazaj, Janku,  Damcevski, Trumçi, Ruçi, Maçolli, Lorran, Muçollari, Lajthia, Kaçorri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online