“Luajtëm si superiorë“, Memelli i nervozuar me arbitrat: Shënuam një gol të rregullt, opinionin jepeni vetë

Skënderbeu është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë. Skuadra korçare është mposhtur me rezultatin 1-0, po aq sa në takimin e parë të zhvilluar mes tyre. Pas përfundimit të ndeshjes Migen Memelli është shfaqur me nerva në intervistën e tij për “Gol pas Goli” në “Supersport” dhe ka shprehur ankesat e tij për gjykimin e ndeshjes.

“S’kemi anë të rënduar psikologjike, luajtëm si superiorë, jo si inferiorë. Morëm gol me penallti dhe shënuam një të rregullt. Atë që nuk e bëjmë dot në fushë nuk e zhbëjmë dot tani. Dua t’i komplimentoj futbollistët për atë që dhanë në fushë, kanë dhënë maksimumin dhe do të japin maksimumin edhe në ndeshjen e tjetër. Të mbash pjesën më të madhe të kohës topin në zotërim, të krijosh volum të madh loje, veç mund të komplimentosh lojtarët. Urime Teutës për kualifikimin, ne duhet të kthejmë vëmendjen në kampionat te ndeshja me Partizanin.

Penalltia e Teutës? Unë nuk kam asnjë mendim, opinionin jepeni vetë. Kush ma heq të drejtën mua të synoj Kupën, për sa kohë e kam guximin bashkë me lojtarët. Zgjuarsia i takon tjetër kujt, guximi më takon mua. Lojtarët kanë dhënë maksimumin.

Goli i anuluar i Skënderbeut? Para golit ka tërheqje të fanellës ndaj Dejan Shehit, është penallti. Një nga dëshirat e mia është të shoh edhe Ervinin (Bulkun), që e kam si vëlla, trajner në Superiore”, ka deklaruar Migen Memelli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online